Prej disa kohësh ajo është angazhuar në botën e modelingut, duke mos u përfshirë aspak në fushën e politikës, edhe pse nëna e saj është deputetja Albina Deda.
Ada Deda është përfolur shpesh për bukurinë e saj dhe për linjat perfekte trupore. Javën e shkuar, ajo ka festuar përfundimin e maturës, e në këtë festë ka zgjedhur një fustan elegant ngjyrë blu, i cili i nxirrte në pah hijeshinë e saj.
Para Adës, ishte vajza e deputetes Majlinda Bregu që shkëlqeu në mbrëmjen e maturës dhe tërhoqi vëmendjen e portaleve.





