Ndër fëmijët e Presidentit amerikan, Donald Trump, më e njohura në të gjithë botën është vajza, Ivanka Trump. Ajo njihet si krahu i djathtë i kreut të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa është edhe këshilltarja më e mirë e të atit.

Ndonëse të gjithë e njohin si Ivanka, ky nuk është emri i saj i vërtete dhe jo shumë persona janë në dijeni të këtij fakti.

Në fakt, emri i parë i vajzës së Presidentit është Ivana, ashtu si nëna e saj, ndërsa Ivanka është një shkurtim e nofkë përkëdhelëse e emrit Ivana.

Para 7 vitesh ka qenë vetë Ivanka ajo që e ka pranuar këtë gjë në llogarinë e saj në Twitter.

Ivanka Trump, ka ardhur në jetë nga martesa e parë me ish-gruan e Trump, Ivana Trump.