Alkida Liko, vajza e parodistit të Vlorës, Muhamet Liko i cili humbi jetën një ditë më parë, ka reaguar pas humbjes së njeriut të shtrenjtë. Në një postim në Facebook, Alkida shkruan se ikja e papritur e babait të saj i ka helmuar zemrën.
"O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im."
Aktori i madh i humorit u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër, teksa ndodhej për kurim në Itali. Ndarja nga jeta e Metit ka prekur gjithë artin shqiptar e sidomos familjarët.





