Vajza e Paul Walker, Meadow Walker, vazhdon të mbajë miqësinë me miqtë më të mirë të babait të saj. Njëri nga këto është dhe ylli i filmit të “Fast and Furious” Vin Diesel.
Së fundmi, ajo i ka prekur të gjithë fansat e aktorit të ndjerë me një postim në rrjete sociale. Meadow Walker ka ndar në Instagram një foto të saj me Vin Diesel dhe vazjën e tij 13-vjeçare, Hania. Ajo shihet duke e përqafuar Vin Diesel dhe kjo foto i ka emocionuar të gjithë.
“Familje”, ka shkruar Meadow përkrha fotos, duke treguar se aktori i famshëm, që ishte miku më i mirë i babait të saj, zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Ky postim është publikuar pak javë para publikimit të Fast and Furious 9, që do të lançohet në 25 qershor. Por kjo nuk është hera e parë që Vin dhe Meadow tregjnë afrimitetin e tyre publikisht. Me rastin e 21-vjetorit të Meadow, Vin bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale, njësoj siç mund të bënte për vajzën e tij.
“Mund të them se jam shumë krenar për personin që po bëhesh…por e vërteta është se kam qenë gjithmonë krenarë për ty”, shkroi Vin në urimin për ditëlindjen e Meadow Walker.





