INDI-Vajza e cila ishtë përdhunuar në një autobus të qytetit në Nju Delhi, duke shkaktuar trazira të dhunshme në kryeqytetin indian, ka arritur në Singapor për tretman të mëtutjeshme.

Një deklaratë e lëshuar gjatë të enjtes nga Spitali i Singapor-it thuhet se gruaja u dërgua nga Delhi gjatë natës dhe se është pranuar në një “gjendje tejet kritike”.

Zyrtarë të këtij spitali janë cituar të kenë thënë se, 23 vjeçarja kërkon trajtim të specializuar dhe mund të ketë nevojë edhe për një transplantim të organeve.

Dhunimi i kësaj vajze i kryer mbi një autobus të qytetit ka bërë që një numër i madh i njerëzve të marrin pjesë në protesta të dhunshme në Nju Delhi dhe pjesë të tjera të Indisë.

Si rezultat i përleshjeve në mes të protestuesve dhe organeve të rendit, ka vdekur një polic. Ndërsa, gjashtë persona janë arrestuar me dyshimin e përfshirjes në sulm.