Vajza e presidentit të Azerbajxhanit ka lënë nam gjatë fjalimit të babait të saj në OKB për genocidin.
Presidenti Ilham Aliyev po mbante një fjalim të madh përpara liderave botërorë në New York rreth luftës së përgjakshme Nagorno-Karabakh të vitit 1992, kur vajza e tij është filmuar duke bërë selfie.
33-vjeçarja Lejla Aliyeva, e cila ishte ulur në audiencë pranë nënës së saj, dukej shumë e shqetësuar ndërsa nuk po arrinte të bënte një foto të mirë.
Videoja është bërë virale në internet pasi u publikua nga Asambleja e Përgjithshme.





