Pasi ka kaluar disa vite duke jetuar në Shtëpinë e Bardhë, Sasha Obama, e bija e Presidentit të SHBA Barak Obama, po mëson tani se si të jetojë jetën si moshatarët e saj të cilët punojnë dhe fitojnë.

Mediet, si “Vanity Fair” shkruajnë se gjatë verës, vajza e Obamës, po punon në një restorant me ushqime deti.

Në restorant, Sasha ka përdorur emrin e gjatë të saj Natasha. Ajo aty mbrohet nga 6 agjentë sekretë që janë të vendosur përreth restorantit.

Me sa duket, të kesh një baba si president do të thotë që ke gjithashtu nevojë për të fituar para.