DURRËS, 7 tetor 2017– Një familje po bën thirrje që njerëzit të ndalojnë së thirruri "ISIS" grupin islamik të terrorit, për të evituar keqkuptimin me emrin e bijës së tyre 8-vjeçare. Frank dhe Sheridan Leskien, nga Sidnej e kanë quajtur bijën e tyre Isis, sipas emrit të perëndeshës egjiptiane që portretizohet si grua dhe nënë shembullore, padrone e natyrës dhe magjistare. Tani ky emër është lidhur me organizatën e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), të cilët kanë marrë përgjegjësinë e prerjes së kokës së disa qytetarëve britanikë dhe amerikanë në kamera. Prindërit e ISIS-it u kanë bërë apel mediave dhe publikut të ndalojnë përdorimin e emrit për grupin e terrorit, pasi ai zotërohet nga qindra gra e vajza.
"Është një emër shumë i bukur që ne mezi e gjetëm. Perëndesha Isis është e dashur dhe e kujdesur”, tha Leskien për mediat australiane, duke shtuar se tani njerëzit po distancoheshin prej tyre. Kjo po dëmton familjen time njerëzit nuk duan t’ia dinë më, është shkatërruese. Gjithashtu vajza të vogla të vogla në Shtetet e Bashkuara po përballen me reagime negative në shkollë dhe në vendet e punës, për shkak të emrit të tyre ISIS, e madje duke u quajtur terroriste. Këta vrasës nuk duhet të kishin marrë si akronim emrin e mijëra grave e vajzave, por ka ende kohë për ndryshimin me emra të tjerë më të përshtatshëm’, shprehej Isis Martinez, e cila ka nisur një peticion për ndryshimin e emrit të grupit terrorist në anglisht, duke mbledhur deri tani 33,000 firma.
/Sot News/





