Emina Cunmulaj ka pak ditë që ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë. Fotoja e parë e publikuar nga vetë ajo në rrjetet sociale, bëri xhiron e të gjitha mediave online, por jo vetëm kaq. Bashkëshorti Sami Nazarian, organizoi një pritje madhështore për ardhjen shtëpi të Eminës dhe frytit të tyre të dashurisë, Ella Faria.

Gëzimi dhe lumturia çifti padyshim është e madhe, dhe këtë gjë Emina ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Në videon e fundit që Emina ka publikuar, e shohim duke i kënduar vajzës së saj, si çdo nënë që kalon moment gazmore me fëmijën e porsalindur. Por Emina këndon diçka të veçantë, jo ninulla.

“Moj e mira e bregut Cemit” i këndon ajo vajzës së saj dhe nga përshkrimi  duket se vogëlushes i pëlqen shumë kur i këndon e ëma.

“Kur vajzës tënde i pëlqen t'i këndosh. “Moj e mira e bregut Cemit” në versionin tim, sepse nuk i di mirë fjalët”- ka shkruar Emina krahas videos.