Vajza e një shpërndarëseje droge në Gllasgou ka shfaqur pasurinë e saj që dyshohet se është arritur përmes parave të paligjshme të së mamasë.
Jodie Gilmour, 22 vjeçe, ka publikuar disa foto të vetes duke mbajtur kartmonedha të prerjes prej 50 sterlinash, si dhe duke treguar veturën e saj Audi me vlerë 35,000 sterlina në rrjetet sociale.
Ajo tregoi gjithashtu disa palë atletesh të reja si dhe zbardhjen e dhëmbëve të saj të cilat së bashku kushtojnë 8,000 sterlina.
Mësohet se ajo shpenzon gjithashtu qindra paund në makinat e ruletave dhe mburret për fitimet e saj të mëdha në kazino.
Mamaja e saj Shirley Gilmour, një shpërndarëse drogë e dënuar më parë, është akuzuar se shet valiumë blu të rremë dhe vdekjeprurës për ata që kanë varësi të rëndë ndaj drogës.





