28 gusht 2013- 27-vjeçarja Vilma Dule e sulmuar dje me acid nga një person ende i paidentifikuar nga policia është shprehur për hetuesit se dyshon se ngjarjaka të bëjë me punën që ajo bënte. Përgjegjësja e “call center” u sulmua dje me acidnë fytyrë në hyrjen e pallatit të saj, përballë fakultetit të Inxhinieri Ndërtimit.

“Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. Duke qënë se jam menaxhere kam shkarkuar shumë persona nga puna. Dhe mendoj se dikush ka paguar për të më qëlluar. Nuk e njoh personin që më sulmoi. Ishte herët në mëngjes dhe unë po dilja nga banesa për të shkuar në punë. Isha bashkë me kushërirën time. Në momentin që zbritëm shkallët na u afrua me shpejtësi një djalë.Ai nuk tha asnjë fjalë, por më hodhi një shishe me acid në fytyrë.Lëngu më ra në fytyrë, në krahë dhe në kraharor. Ulëriva dhe dolën banorët e pallatit, të cilët më ndihmuan duke më hedhur ujë. U njoftuapolicia dhe erdhi ambulanca, e cila më shoqëroi këtu”, është shprehur ajo për punonjësit e policisë.
E pyetur për dyshimet e saj, Duke ka pohuar se motivi mund të jetë profesioni si menaxhere. 
“Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania, ku unë punoj. Por nëse e shikoj mund ta identifikoj”, përfundon rrëfimin 27-vjeçarja.

/albeu/