Tiranë, 3 maj 2014 – Pas Shkëlzen Berishës, Jamambër Malltezit dhe Desara Malltezit, ka filluar të bëjë opozitë në “Facebook’ edhe vajza e ish-kryetares Jozefina Topalli.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Megi Topalli, akuzon bashkëshorten e Taulant Ballës për blerje të shtrenjta. “Zonja Balla, 50 mijë euro blerje firmato me ryshfetet e Taulantit”,– shkruan Megi.
Megi është vetëm 25 vjeç dhe ka dy punë: punon në Bankën e Shqipërisë dhe punon gjithashtu si pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Gjithashtu, ajo është e fejuara e këngëtarit Luis Ejlli, i cili ka qenë punonjës i ambasadës shqiptare në Francë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





