Në studion e Top Story u diskutuan sot krimet e diktaturës dhe të pathënat e periudhës së errët komuniste.
Analisti Agim Baçi tregoi se ku i pa për herë të parë filmat e diktaturës me propagandën komuniste dhe dëgjoi aktoren Margarita Xhepa t’i thoshte të birit “shokët mund t’i gënjesh, partinë jo” , theu televizorin e tij.
“Rrëzimi i njerëzores, unë nuk i kam parë filmat e diktaturës. Nuk kisha tv. Kur jam ndeshur me dy tre filmat dhe kur i thotë Margarita Xhepa të birit, shokët mund t’i gënjesh, partinë jo. Theva televizivin me qejf dhe do e thyej sërish po ta shoh. Ti ishe ushtari i partisë.
Kam lexuar shumë gjëra, por një dëshmi në librin e Kurt Kolës ku personazhi në mbrëmje vonë duke biseduar burrë e grua dëgjojnë zhurmë. Gjejnë poshtë tavolinës vajzën e tyre në klasë të 7-të që mbante shënim sepse zysha në klasë i kishte thënë duhet ta gjejmë armikun brenda familjes.
Partia po ndërtonte njeriun e ri që përveç partisë, gjithçka tjetër mund të ishte armiqësore dhe e dëmshme. Kemi raste kur thoshin hajde pimë kafen jashtë se na spiunon gruaja. Pra donin të prishnin edhe familjen duke kthyer edhe vëllanë kundër vëllait”-tregoi ai.