Bora, vajza e aktori të njohur Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta 5 muaj më parë ka bërë një dedikim prekës për të atin e ndjerë
Teksa ka postuar një foto me prindërit, Bora shkruan se nuk është mësuar të jetojë pa prezencën e të atit.
“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar. Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”.”





