SHBA, 10 korrik 2014 – Kujdes me selfiet nudo që bëni dhe që ua dërgoni personave të veçantë. Mund t’ju ndodhë dhe juve siç i ndodhi një vajze në SHBA.
Një vajzë me emrin Nyjah Cousar ngatërroi adresë dhe një selfie nudo me buzë të fryra dhe gjoks të zbuluar ia nisi padashur babait të saj.
“Ishte një ëndërr e keqe”,- tha ajo teksa ndante këtë problem me miqtë në Twitter. Babai i saj e mori menjëherë në telefon, por vajza nga turpi nuk e hapi.
“Këtë bën gjatë gjithë kohës në shkollë ti, e bën për para? Nyjah jam shumë i zhgënjyer nga ty. I thashë dhe mamasë tënde. Gjithashtu dhe ajo ndihet keq për këtë gjë. Pse nuk e hap telefonin, pse nuk u përgjigjesh thirrjeve të mia. Do të jem në shtëpinë tënde dhe pres të flasim rreth kësaj”.
Por vajza e shqetësuar u shpreh në Twitter me miqtë e saj se është e bindur se nuk do ia hapte derën babait.
Vajza në fund dha një këshillë për miqtë e saj në Twitter që u shtuan në 16 mijë brenda një kohe të shkurtër. “Mos dërgoni me selfie nudo për sot”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





