Aktori i famshëm Italian, Gabriel Garko, I cilësuar edhe si seks symbol, ka bërë vizitën e tretë në Shqipëri.  Kësaj here ai vjen si Bujari nga Lazarati, pasi luan rolin e një djali shqiptar që babai i është qëlluar gjatë mosmarrëveshjeve me biznesin e drogës dhe nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash.

Protagonisti kryesor që luajti rolin e Tonios dhe u kthye në yllin e serialit me mafiozë “L’onore e rispetto”, do të luajë në filmin “Lazarat Burning”, produksion ky i “Mercury Films” dhe me këtë rast ai ka përfituar të përshëndesë me një foto nga Shqipëria.