Emisioni investigativ “BOOM” i është rikthyer denoncimit të 12 majit të një vajze 18-vjecare nga Elbasani, e cila ka dëmtuar shtyllën kurrizore si dhe një brinjë mangët. Vajza e ka të vështirë të kryej shërbimet personale, ndaj është i domosdoshëm shërbimi i nënës së saj.

Deri në shkurt të 2017, nënës së Ajanës i jepej kempi, por prej këtij muaji, komisioni i kempit në Elbasan i ka hequr të drejtën e kujdestarisë.

Komisioni i Kempit të Elbasanit e kanë kaluar Ajanën nga kategoria e parë në të dytë, duke i hequr pensionin edhe të ëmës e cila kujdeset për të.

Më shumë se 4 muaj nga denoncimi, gazetarët e BOOM i janë rikthyer sërish rastit dhe për fat të keq, nga KEMP-i konfirmojnë që nuk mund të merret kujdestaria dhe për pasojë gruaja nuk do të përfitojë shpërblim për vajzën e saj.