Një 19-vjeçare nga Durrësi është kapur në flagrancë nga policia me 2 doza marijuanë në makinën e saj.
Nga informacionet policore zyrtare, mësohet se vajza me iniciale G.M., me banim në Durrës, ishte duke lëvizur me një mjet tip “Citroen” kur u ndal nga uniformat blu te “Muzeu i Dëshmorëve”.
Pas një kontrolli të ushtruar nga efektivët, iu gjetën 2 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë, të fshehura brenda paketës së cigareve.
Dozat e marijuanës u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia referoi materialet ndaj të resë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.





