Një vajzë krejtësisht nudo, ka mbërritur në sheshin e Sfinksit në Durrës.

Bëhet fjalë për skulpturën me autor tiranasin Ilmi Kasemi, ish- pedagog në Institutin e lartë të Arteve. Skulptura që tregon një vajzë pa kokë, me gjoksin jashtë, dhe trupin krejtësisht të zhveshur është vendosur në sheshin e Sfinksit, pranë peshkatarit paqësor, i cili gjuan në Adriatik me sytë drejt thellësisë së kaltër. Sipas drejtorit të Kulturës në bashki, skulptura e re është vepër arti e përsosur, e cila do të qëdrojë në këtë shesh si atraksion për të gjithë pushuesit. Siç duket edhe peshkatari durrsak ka ndjerë vetminë këto kohët e fundit, pasi u dëmtua nga persona të paidentifikuar dy herë. Në shoqëri me vajzën nudo as peshkatari nuk do të jetë më vetëm në Sheshin e Sfinksit.   

K.H.