20 vjeçarja Latishia Sanchez nga Albuquerque, New Mexico është në vijim të procedurave për heqjen e një tatuazhi, tek një specialist.
I dashuri i saj dhe miqtë e tij e përdhunuan këtë të fundit kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa në momentin që u përmend e gjeti veten me tatuazh në qafë, ku shkruhej emri i të dashurit, si shenjë pronësie.
Një qendër e specializuar për heqjen e tatuazheve merret me këto raste, pasi ndodh shpesh që ish-bashkëshortët u bëjnë tatuazhe grave të tyre gjatë kohës që abuzojnë më to dhe i braktisin.
Sanchez shpreson që historia e saj të shërbejë për të sensibilizuar publikun kundër dhunës në familje, ndërsa beson se tatuazhi me kalimin e kohës do të zhduket.





