25 gusht 2013 – Ajo quhet Siljada Koçi dhe është një femër e bukur, e cila siç duket ia ka rrëmbyer zemrën djaloshit që mban titullin kampion bote në bodybuilding, Besim Trena.
Muskujt e djalit nga Ferizaj i Kosovës dhe zemra e tij kanë tërhequr vëmendjen e bukuroshes, e cila është studente në Universitetin Europian të Tiranës.
Të dy ata kanë qenë për pushime në Ksamil në Sarandë, madje djaloshi kampion është prezantuar edhe me prindërit e vajzës nga Tirana, e kanë qenë edhe ata në këtë pushim me çiftin.
Të paktën nga fotot duket se shkojnë shumë si çift, madje edhe nëpër rrjete të tyre sociale shkëmbejnë mesazhe plot dashuri dhe ne urojmë të jetojë sa më gjatë kjo lidhje.





