2 nëntor 2015 – Drejtorja e Njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit, Falma Fshazi ka rrëfyer se kur i vjen radha fjalimeve, kryeministri Edi Rama bëhet “tekanjoz”.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” në Top Channel, Fshazi ka treguar madje se ka pasur raste që Rama s’ka përdorur as edhe një fjalë të fjalimit që i kishte përgatitur stafi.

“Zoti Rama është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij”, tregoi drejtoresha e kryeministrisë.

Në momente delikate, Edi Rama duket se ulet vetë të shkruajë. Kështu ka ndodhur me fjalimin e armëve kimike, kështu edhe me fjalimin për lojtarët e kombëtares, pas fitores me Armeninë.

“Është totalisht ai autori në këto dy raste, vetë kryeministri”, ka rrëfyer Fshazi.

/portali DurresLajm/