Tiranë, 14 qershor 2014 – Suplementi i së shtunës, “Panorama Plus”, boton sot historine e një vajze që ka kërkuar nënën e saj tek emisioni i Aida Shtinos “Njerëz të humbur”, duke pretenduar se është vajza e këngëtares Mimoza Selimi. 

Historia të emisioni në TVSH, ka bërë bujë këtë javë në media, për faktin se emri i këngëtares së viteve ’80, Mimoza Selimi, është përmendur si nëna e mundshme biologjike. Edhe pse prej kohësh Selimi është shkëputur nga skena shqiptare, rikthehet sërish në vëmendjen e medias në këtë mënyrë, duke deklaruar se nuk ka pasur kurrë familje dhe fëmijë në jetën e saj, dhe s’ka si të pranojë mëmësinë në këtë rast. 

Denoncimi i Marsida Memelit (e cila mban mbiemrin e prindërve që e kanë birësuar), në emisionin “Njerëz të humbur”, duke pretenduar se është e bija e një gruaje me emrin Mimoza Selimi, ka irrituar këngëtaren, që nga ana e saj e konsideroi të padrejtë përmendjen e emrit të saj për këtë arsye, dhe cënim të identitetit të saj si person publik. 

E historia e vajzës me emrin Marsida Memeli është rrëfyer në ekran nga vetë ajo si një kalvar vuajtjesh dhe endjesh, deri në momentin që flasim, kur ajo ka mbetur pa strehë. Marsida, vajza e datëlindjes 1987, ka treguar se tashmë që janë ndarë nga jeta dy prindërit që e kishin birësuar, të afërmit e kësaj familjeje e kanë larguar nga jeta e tyre.

Fakti që ajo ishte rritur nga prindër që e kishin adoptuar, u bë më pas shkak që ajo të braktisej edhe nga bashkëshorti, pasi nuk ka pranuar që që vazhdojë jetën me një vajzë që nuk dihet çfarë prindërish ka. Aktualisht ajo jeton në një dhomë në Qyteti Studenti në Tiranë, bashkë me vajzën e saj të mitur, të lindur nga martesa e dështuar. 
“Di të them se ai identitet nuk më ka lënë të qetë (e ka fjalën për Mimoza Selimin). Dhe nëqoftëse arrita këtu, arrita duke më thënë njerëzit se përse nuk e kërkoj unë nënën time dhe të jem e qetë. Unë i kam pas shkruar zonjës Mimoza që pse çdo fjalë dhe kërkim më çojnë tek ti, dhe ajo më ka bërë block, duke kontaktuar me vajzat e tezes sime, ku unë kam qenë birësuar. Atyre u është shprehur që meqenese unë nuk hiqja dorë nga kërkimet e mia, do më vrisnin”. 

Mimoza Selimi 
Pas shfaqjes së saj në ekran, ndërsa ka qenë ulur në kolltukun e “Njerëz të Humbur” për të treguar historinë në kërkim të nënës, debatet më pas vazhduan në faqen zyrtare në Facebook të emisionit “Njerëz të Humbur”. Aty Mimoza Selimi, e cila jeton në Zvicër, ka sqaruar e irrituar: “Kam marrë shumë telefonata nga familjarët e miqtë e mi, që e kanë parë emisionin e që janë shumë të indinjuar. Nuk kam parë asnjëherë fëmijë, nuk do i braktisja kurrë. Aida Shtino nuk u përgjigjet mesazheve të mia, sepse e di shumë mirë që po bën thjesht ‘shoë’ me fatkeqësinë e një vajze që kërkon nënën e saj dhe duke përlyer në mënyrën më skandaloze emrin tim. Unë pres falje publike, është vetëm nj gjest qytetarie”. 
Por në debatin në facebook ajo shprehet dhe për vajzën. 

“Ka kohë që ajo vajzë që kërkon nënën, më ka dërguar fjalë me njerëz duke thënë që jam nëna e saj. I jam përgjigjur që më vjen keq, por nuk jam unë nëna jote, nuk kam pasur asnjëherë fëmijë. Nuk dua të zgjatem me fjalë, por nëse ligjërisht do të më kërkonin të bëja testin e ADN-së sic ia keni premtuar asaj vajze, unë jam gati ta bëj. Por, pas rezultatit, që nuk ka asnjë hije dyshimi që do të jetë në favorin tim, përgjegjësia do të jetë shumë e madhe, për të gjithë që u bënë pjesë e këtij “spektakli’.