NABIBIA – Tippi Benjamine Okanti Degre ka lindur në vitin 1990. Tashmë është vajzë e rritur, por kur ishte e vogël ishte një fëmijë shumë i famshëm. Së bashku me prindërit e saj ajo e kaloi fëmijërinë në Nabibia dhe u rrit duke luajtur me kafshët e egra, që ndoshta bashkëmoshatarët e saj nuk i njihnin ende.

Pas kthimit në Francë, Tippi së bashku me prindërit e saj u kthyen në Afrikë për të xhiruar gjashtë dokumentarë për Discovery Channel. Në linkun e mëposhtëm shfaqet video e xhiruar në Nabibia, kur Tippi ishte rreth 5 vjeçe dhe luante me “shokët” e saj të xhunglës, që ishin as më shumë e as më pak, por kafshë mishngrënëse shumë të rrezikshme.

http://www.youtube.com/watch?v=k6MAgDhSm2o