Një 18-vjeçare nga Izraeli që u qëllua me thikë në Londër, po ndihmonte agresorin pasi mendoi se ai ishte viktimë e sulmit.
Yovel Levkowki, po kalon pushimet në Britani, dhe u godit disa herë me thikë nga 19-vjeçari nga Somalia, Zakaria Bulhan.
Vajza mendoi se i riu në fakt po përpiqej t’i largohej sulmi, pa e ditur se ai ishte vetë agresori.
18-vjeçarja pa nga afër sesi 19-vjevvari më pas masakroi një grua amerikane rreth 60 vjeçe.
“Nuk e di nëse është fat, por është një mrekulli. Gruaja që ishte pas meje vdiq para syve të mi”, tregon 18-vjeçarja.
Vrasësi nga Somalia shkoi në Britani në vitin 2002 pasi më parë kishte jetuar në Norvegji.
Përveç vrasjes së shtetases amerikane dhe plagosjes së turistet izraelite, ai plagosi dhe katër persona të tjerë.
Autori i kap nga policia rreth orës 22:30 të së mërkurës.





