Dëshmitë e dhëna në media nga mikeshat dhe të afërm të 19-vjeçares shqiptare e cila ka kryer një krim të tmerrshëm, duke lindur në shtëpi foshnjën e saj dhe në bashkëpunim me mamanë, e kanë hedhur atë në koshin e plehrave.
Autorësia e tyre në këtë ngjarje u zbulua vetëm sot, kur policia arrestoi nënë dhe bijë, për ngjarjen e ndodhur një vit më parë.
Në shkurt të vitit 2017, në Athinë u gjet një foshnje e vdekur dhe pas hetimeve, policia shkoi në gjurmët e dy shqiptarëve. Ato e kanë pranuar krimin në polici.
Një nga shoqet e 19-vjeçares ka treguar detaje rrëqethëse.
“Ajo e kishte menduar shumë kohë përpara se ta vriste”.
“E njihja atë vajzë sepse ishim nga i njëjti ishull. Pastaj u largua nga ishulli kur i vdiq babai dhe shkoi në Athinë. Më pas erdha edhe unë në Athinë dhe bisedova me të përmes Facebook-ut. Folëm shpesh, por kurrë nuk më tha se ajo ishte shtatzënë. Dhe ajo që më shokoi më shumë është se tre ditë më parë ne po flisnim në Facebook dhe ajo publikonte fotografi dhe tregonte që ishte mirë. Nuk kuptohej që ajo vajzë kishte lindur, e kishte mbytur foshnjen dhe e kishte hedhur në koshin e mbeturinave. Unë mendoj se ajo e kishte planifikuar që do të vriste fëmijën“, tha për gazetën “Protothema” ajo.
“Publikonte fotot në Facebook dhe dukej e gëzuar, e qeshur. Ndonjëherë, në mesazhe përgjigjej me shumë zemërim dhe njëherë e pyeta ‘çfarë të ka ndodhur’? Ajo m’u përgjigj ‘nuk jam mirë psikologjikisht’. Dhe aty e mbylli bisedën. Gjithmonë thonim që do të takoheshim të flisnim nga afër dhe pastaj anulonim takimin. Flisnim vazhdimisht për lidhjet tona dhe më kishte treguar për një lidhje që kishte me një ushtar në ishull, i cili nuk sillej mirë me të dhe u ndanë. Më vonë ajo u lidh me një djalë tjetër në Athinë. Edhe me atë u nda, dhe më tha që është shumë e vështirë për të gjetur një djalë të mirë.
Kur kishte mbetur shtatzënë, po të donte ta mbante, mua të paktën do të ma kishte treguar. Kështu që unë mendoj se ajo e vrau foshnjen. E kishte menduar shumë kohë përpara. Nuk i tha askujt asgjë, sepse e kishte menduar që do ta vriste. Mamanë e saj nuk e kisha njohur. Di që ishte një njeri shumë i mbyllur në vetvete dhe mësova se shoqja ime punonte në një qendër estetike”, tregon shoqja me tej.





