Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa duket se pas festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri.

Vetëm 10 ditë para se festivali i krijuar nga babai i saj Dukagjin Lipa dhe vetë Dua të çelë siparin edhe në Tiranë, këngëtarja po shijon bregdetin e Jugut.

Në Instagram Dua ka ndarë disa fotografi me fansat përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri.

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, është mbishkrimi që këngëtarja i bashkëngjit fotove, ku duhet theksuar se duket tepër simpatike.