14 maj 2015 – Emocione të mëdha kanë pushtuar dje presidentin turk Recep Tayp Erdogan dhe bashkëshorten e tij gjatë vizitës në Shqipëri.

Një vajzë shqiptare e besimit mysliman, e veshur me shami ka recituar në gjuhën turke disa vargje, që kanë bërë të përlotet vetë presidentin bashkë me zonjën e parë të Turqisë.

Recitimi prekës i vajzës shqiptare u bë gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë në Kalanë e Prezës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/