Maqedoni, 13 maj 2014 – Një zënkë familjare ka rrezikuar të kthehet tragjedi në një familje nga Tetova, Maqedoni. Policia e Tetovës bën të ditur se një 13 vjeçar është therur me thikë nga motra e tij, tre vjet më e madhe.
Mësohet se zënka familjare ka nisur mes nënës 39 vjeçe dhe vajzës së saj 16 vjeçare. Vajza ka sulmuar nënën me thikë, por në këtë moment ka ndërhyrë vëllai i saj, që është përpjekur t’i heqë mjetin prerës nga dora.
Gjatë ndërhyrjes, 13 vjeçari është prerë me thikë nga motra e tij dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën shëndetësore në Tetovë.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





