Mediat turke kanë zbuluar një incident të rëndë të forcave të policisë gjatë një operacioni anti-terror në një shtëpi në Stamboll. Në vajzë e re, vetëm 25-vjeç është qëlluar me armë nga policia në banesë, pasi kjo e fundit u ka kërkuar të veshin mbulesa plastike sipër këpucëve për të mos ndotur shtëpinë.

Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur me 18 tetor të këtij viti, por është bërë  e njohur vetëm këtë të diel (20 dhjetor 2015) nga gazeta “Hyrriet” e cila publikoi videon e operacionit, thotë oranews.

Në video shfaqen policët e armatosur  në banesë, ndërsa dëgjohet debati mes 25-vjeçare Dilek Dogan dhe policëve dhe pastaj e shtëna e armës.

Ky skandal pason më pas me ulërimat e anëtarëve të tjerë të familjes që lëshohen mbi policët, ndërsa e ëma e vajzës që i gjuan me këpucë.

Dilek Dogan u plagos rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e qytetit dhe vdiq vetëm një javë më vonë nga plagët, mbrëmjen e 25 tetorit.

Sipas gazetës turke, Departamenti antiterror kishte bastisur shtëpinë pas informacioneve që kishte se aty ishte strehuar një i dyshuar si anëtar i Partisë Çlirimtare të Popullit Revolucionar.

Ndërkohë autoritetet turke në prononcimet mbi ngjarjen kanë deklaruar se viktima ka tentuar t’i rrëmbejë armën policit.

Skuadra  antiterror  në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga familja e viktimës, por ky pretendim është përgënjeshtruar nga babai i 25-vjeçares Dilek.

“Policia hyri në shtëpi me  këpucët e tyre. Vajza ime u tha atyre të vënë mbulesa në këpucë që të mos ndotin shtëpinë. Kam dëgjuar një të shtënë dhe e pashë atë të shtrirë në dysheme. Ata ishte katër burra. Refuzuan të vënë mbulesat plastike  dhe njëri  prej tyre, e qëlloi atë, “tha nëna e Dilek, Ajsel.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Stambollit ka udhëzuar kryerjen e  një hetimi të brendshëm  lidhur me shkakun e vrasjes.