Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë tre ditë më parë, ku një vajzë ka vendosur të vëtëflijohet për dashurinë e pamundur. Sipas asaj që shkruan "BalkanWeb", policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen.

Alma Gj. e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi është përballur me refuzimin e të dashurit. Ajo ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke mos i dhënë më asnjë shpresë.

Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për tu drejtuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë, duke ndërruar jetë brenda në taksi.