Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkoi të mblidhet komisionin i Etikës dhe të përjashtohet kryeministri Edi Rama nga seancat plenare për shkak se përdori gjuhës fyese ndaj deputetëve të opozitës, seancën e shkuar.

Ajo po ashtu kërkoi nga koleget e saj deputete të distancohen nga gjuha e Ramës.

“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat. Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD. Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij. Për sa i takon drejtimit të kom parlamentare ai qëndron autonom në raport me drejtimin e seancën plenare. Për pikën që patë kërkesë, sqarimi është i plotë. Nuk ka nevojë për komente të natyrës nuk jemi objektivë. Kur iu hoq mandati Ilir Beqjas dhe në atë rast nuk pati debat.”, tha Vokshi.