28 nëntor 2015 – Vajzat e reja greke po shesin trupin e tyre me çmimin e një sanduiçi, tregon një studim i fundit i publikuar të premten në “The Indipendent”.

Studimi, i cili bazohet në të dhënat e mbledhura nga 17 mijë punëtore seksi që veprojnë në Greqi, zbuloi se femrat greke po dominojnë industrinë e prostitucionit me 80 % dhe jo më vajzat e Europës Lindore. Dhe seksi në shitje në Greqi përbën një nga ofertat më të lira në Europë.

“Disa gra e bëjnë vetëm për të blerë një sanduiç, sepse nuk kanë çfarë të hanë kur janë të uritura”, thotë Gregory Laxos, profesor i Sociologjisë në Universitetin Panteion të Athinës, për gazetën “London Times”.

“Disa e bëjnë për të paguar taksat, faturat, shpenzimet urgjente apo për drogë”, vazhdoi Laxos, i cili ka udhëhequr studimin për 3 vite.

Profesori grek thotë që kur filloi kriza ekonomike në Greqi, çmimi i seksit me një prostitutë ishte 50 Euro, ndërsa tani ka rënë në 2 euro për një seancë 30-minutëshe.

/S.L. portali DurresLajm/