Një burrë vrau dy vajzat e tij binjake, vetëm 16 – vjeç dhe plagosi rëndë gruan “që të jetonte dhe të vuante si ai”, më pas ia drejtoi armën vetes.

48 – vjeçari Randall Coffland i vrau të bijat në shtëpinë e tyre në Chigaco të premten në mbrëmje, përpara se të qëllonte në këmbë gruan e tij Anjum Coffland.

Teksa mori shërbimin e emergjencës në telefon, ai pranoi krimin duke thënë: “Sapo qëllova dhe vrava dy fëmijët e mi dhe gruan dhe tani do të vras veten”.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti dy binjaket Tiffany dhe Brittany pa jetë, ndërsa nëna e tyre u dërgua në spital, pa rrezik për jetën.

Policia e përshkruajti ngjarjes si tragjike dhe të tmerrshme. Mbetet e paqartë arsyeja e këtij akti të rëndë, ndërsa nëna e vajzave mësohet se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur ngjarjen.