Një debat mes dy vajzash në studion e “Përputhen” ka shkuar deri në konfrontim fizik.

Takimi që Orsiola pati me Donaton, solli shumë tensione në studio.

Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të ulërijë.

Debati midis saj dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar moderatorja e njoftur Aulon Musta, e cila i cilëson vajza të paedukuara, që nuk dinë të argumentojnë në një debat, por vetëm ofendojnë dhe shajnë.

“Sa turp!!! Sa turp!!! Sa tuuuurp!!!

Dhe pastaj të kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri?

Po kurrë  nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënurën më të ulët dhe më vulgare të mundshme.

Si nuk dëgjova njëherë të komunikojnë këto femra me argumenta, me qetësi, me respekt për njëra-tjerën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare.

Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit ! Ky nuk është një episod në nerva e sipër , sepse kjo është një sjellje e vazhdueshme , e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan ajo.