Aktorja Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe sot ka zbuluar gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Ajo ka zgjedhur që gjininë ta zbulojë në një formë të veçantë, përmes një videoje në të cilën aktorja shihet përkrah dy balerinëve Ensa Llaci dhe Eni Balla në një sallë kërcimi.

Të tre ata kërcejnë nën ritmet e këngës “Baby Shark” dhe në fund zbulojnë se Eliona është në pritje të një vajze.

Pavarësisht se Eliona është në muajt e fundit të shtatzënisë ajo duket në formë perfekte fizike dhe barku i rrumbullakosur nuk e ka penguar aspak të bëjë disa lëvizje në kërcim.