Boksieri Florian Marku do të bëhet baba i një djali së shpejti.
Lajmin e ka dhënë vetë boksieri përmes një postimi në rrjete sociale gjatë festës së gjinisë me të afërmit e çiftit.
Në videon e postuar, Marku duket tejet i emocionuar krahë së shoqes, ndërsa të dy mbajnë në dorë një tullumbace dhe zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre.
“Faleminderit Zotit presim nje djal”, ka shkruar ai krahas videos të lajmit të pritjes së ëmbël.





