Fqinjët e familjes Meta në Shënavlash të Durrësit kanë rrëfyer se dyshojnë që 19-vjeçarja Hygerta Meta ka pasur bashkëpunëtor dhe nuk e ka kryer e vetme krimin.

Një prej tyre rrëfen për mediat se nuk kanë dëgjuar krisma arme, ndërkohë që lajmin për humbjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta e ka mësuar 3 ditë pas zhdukjes.

“Dyshojmë se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në krim. Vajzë më të urtë se bënte nëna! Më duket se ishte në prag fejese në Ishëm. Edhe vajzën e parë e kishin martuar me shkuesi. Familja është me origjinë nga Kruja. Si katunarë që janë i martojnë vajzat me shkuesi, nuk i lejojnë ta gjejnë burrin vetë.,- thotë ndër të tjera fqinji i familjes Meta.

Fqinji i familjes deklaron se nuk beson se vajza e ka kryer e vetme krimin dhe varrosjen e të atit, pasifizikisht e ka të pamundur, sepse është e dobët.

“Si mund të hapte vetë një gropë një metër e gjysëm. Vëllai i Pëllumbit është habitur me ngjarjen. Nuk arrin ta besojë si ndodhi kjo gjë”.