15-vjeçarja Blerta Pepa është vajza që humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Por emri i saj nuk është i panjohur, shumë prej nesh e kemi ndjekur në netët e “Gjeniut të Vogël”, në vitin 2014.

Vetëm 12 vjeç në atë kohë, Blerta i dhuroi jo pak emocione publikut, me zërin e saj, që premtonte shumë. Por ëndrrat e vajzës u shuan, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në gju për meniskun dhe ligamentin. Një incident në orën e fizkulturës, u bë shkak që gjimnazistja e “Çajupit” t’i drejtohej një spitali privat në Tiranë, por gjërat nuk shkuan siç duhen.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 15-vjeçares. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhene edhe detajet per ngjarjen.