Franca ka shënuar katër raste të trombozës që është shkaktuar për pasojë të vaksinimit me AstraZeneca.

Mediat franceze shkruajnë se duke filluar nga 23 prilli deri më 6 maj, janë shënuar 34 raste të trombozës pas vaksinimit me AstraZeneca, ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Këto nuk janë rastet e vetme, pasi që prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë shënuar 34 raste të trombozës, 11 prej të cilave kanë rezultuar fatale.

Rastet e reja kanë të bëjnë me dy gra të moshës 60-70 vjeç dhe dy burra të moshës 50-60 vjeç.

Komplikimet e që janë vënë re ishin tromboza venoze cerebrale, në dy prej këtyre njerëzve, një trombozë venoze e organeve të brendshme dhe trombozë e venave të thella me emboli pulmonare.