Një vaksinë e re anti kancer e testuar mbi kaviet e laboratorit dhe majmunët ka rezultuar efikase. Ka arritur të mposhtë mbrojtjen që tumoret aktivizojnë për t’u mbrojtur nga sulmet e sistemit imunitar, duke bllokuar qelizat e sëmura. Deri më sot, vaksinat kundër kancerit shënjestrojnë proteinat specifike që gjenden në sipërfaqen e qelizave tumorale, me qëllim që të ndihmojnë sistemin imunitar që t’i njohin dhe t’i sulmojnë.
Por aftësia e këtyre për të stimuluar një përgjigje imunitare është e ndryshme në çdo individ, gjë që vështirëson mjaft punën për të krijuar një produkt farmaceutik që të jetë efikas për të gjithë.
Ndërsa teknika e re e përdorur duket se është në gjendje ta aktivizojë imunitetin mbrojtës ndaj tumoreve. Në testimet e para të sapo kryera, kjo vaksinë e krijuar ka rezultuar efikase dhe e sigurtë, kanë shpjeguar autorët e punës kërkimore.