Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në rrjete sociale se duke nisur nga dita e sotme e deri më datë 25 korrik, të gjithë personat mbi 18-vjeç do të mund të marrin dozat e vaksinës pa kufizime.

Manastirliu thotë se të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartë identiteti në qendrat e tyre shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Qendrat do të jenë të hapura që nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes.

Qytetarët nuk do mund të zgjedhin llojin e vaksinës që do marrin por do të përcaktohet nga qendrat shëndetësore.

Postimi Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.