Vaksinimi kundër COVID në vendet e Bashkimit Evropian do të nisë në datën 27 dhjetor.
Është Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që ka bërë publik lajmin dhe shton se tani është momenti i Evropës.
“Është momenti i Evropës. Më 27, 28 dhe 29 Dhjetor do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Ne i mbrojmë qytetarët tanë së bashku. Ne jemi më të fortë së bashku”, shkruan Presidentja e KE në një postim në mediat sociale.
Më herët vaksinimi ka nisur në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada. Por Bashkimi Evropian ka qenë skeptik për vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.