Në dy ditë, numri i të vaksinuarve si pjesë e vaksinimit masiv ka shkuar në 20 414 persona.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në rrjetet sociale një video nga sheshi “Skënderbej”, ku është qendra më e madhe e vaksinimit.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga Covid-19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.

Të njëjtën video e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama krahas së cilës shkruan: “Nderi është i gjithi i yni që ju shërbejmë juve. Rrofshi sa malet”