Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid.
Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, Rama bën me dije se dozën e tretë të vaksinës mund ta marrin të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike, personeli shëndetësor, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë, personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Sakaq, për kohën se kur këto kategori duhet të marrrin dozën e tretë thuhet se jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Kujtojmë se prej 1 nëntorit në vendin tonë ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje shoqëruese dhe i atyre mbi 16-vjeç.





