Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë teksa ka publikuar fotot e disa të rinjve të cilët kanë marrë vaksinën ka shkruar se vaksinimi nuk pret. Sipas Ramës, secili nga ne duhet të mbrojë shëndetin e tij dhe të njerëzve të dashur duke u vaksinuar.

“Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur,” shkruan kryeministri.