500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se objektivi është realizuar 29 ditë para afatit që ai kishte premtuar javë më parë.
“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani.”





