Papa Françesku është vaksinuar kundër COVID-19. Sipas Ansa.it, Kreu i Vatikanit ka marrë sot dozën e parë të vaksinës Pfizer. Siç kishte njoftuar, këtë mëngjes ai u paraqit në klinikën e ngritur përpara Aula Nervi, në të cilën para pandemisë organizoheshin ngjarjet më të mëdha në Vatikan.

Vaksinat e Pfizer/BioNTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e vaksinimit nisi në Aula Paolo VI. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.

Ndërsa Vatikani përmes zëdhënësit, Matteo Bruni, tha: “këtë mëngjes filloi fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën e Sallës Paul VI”.