Princi William ka marrë dozën e tij të parë të vaksinën anti-Covid-19.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë princi nëpërmjet një postimi në “Twitter” së bashku me një fotografi të momentit kur ai mori injeksionin në Londër.
“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, ka shkruar ai.
Edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu kanë zbuluar se kanë marrë dozat e tyre të vaksinës, përfshirë mbretëreshën dhe Princin Charles.





