Jep dorëheqjen drejtori i hetimit tatimor në Shkodër, Agim Shimaj, i emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Denaj.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut.

Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e Partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe është anëtar i Asamblesë së Përgjithshme.

Pak kohë më parë, Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër.